Pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, ka dhënë dorëheqje zëvendësdrejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Naim Uka.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se Naim Uka. “Kam dhene doreheqje nga pozita e zv. drejtorit, për arsye morale”, tha Uka.
Ai nuk ka dhënë informacione tjera rreth dorëheqjes.
Derisa dje Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar të mërkurën se ishte njoftuar për zhdukjen e mostrave të ish-aktivistit të VV-së, Astrit Dehari.
Pas kësa Ministria e Drejtësisë ka pezulluar katër zyrtarë të Instituti të Mjekësisë: Nardi Sheqergjiu, Flutura Goga, Ilirjana Shala, Anila Lakna.