Lideri çeçen pro-Putinit, Ramzan Kadyrov, ka pranuar humbjet në radhët e ushtrisë së tij gjatë luftimeve në Ukrainë.
Për herë të parë, Kadyrov ka pranuar publikisht vrasjen e dy ushtarëve dhe plagosjen e gjashtë të tjerëve, shkruan CNN.
“Fatkeqësisht, ka humbje në radhët e bashkëvendasve të Republikës së Çeçenisë. Dy kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë lënduar”, ka shkruar ai në një
Qeveria ruse s’ka dhënë detaje për trupat e saj të vrara në Ukrainë, edhe pas publikimit të humbjeve ruse në konflikt nga mediat.
Para tre ditësh, mediat ndërkombëtare dhe vendore të Ukrainës, raportuar se komandanti i Kadyrov që po lufton në Ukrainë është vrarë nga forcat speciale ukrainase gjatë luftimeve.
“Kuleta e Putinit”, ka rehatuar miliarda për diktatorin rus tani në listën e sanksioneve