Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se është rikthyer në operim njësia A4 në Termocentralin Kosova A, pas një zjarri që kishte shpërthyer të premten.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin për media.
“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se, pas një angazhimi të madh nga menaxhmenti dhe stafi i Termocentralit (TC) Kosova A, njësia A4 është rikthyer në operim. Sanimi i defektit në kabllot e matjeve, i cili kishte ndodhur si pasojë e një lidhjeje të shkurtër, ka përfunduar nga profesionistët e korporatës në një kohë optimale”, thuhet në njoftim.
KEK shton se falë këtij vullneti dhe përkushtimi të menaxhmentit dhe stafit të TC Kosova A, startimi i njësisë ka filluar mbrëmë pas mesnate.
“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, ajo është sinkronizuar me rrjetin elektrike në ora 05:04 dhe gjendja e saj tani është stabile. Ky rikthim në operim i njësisë A4 përfaqëson një arritje të rëndësishme për KEK, duke kontribuar në stabilitetin e prodhimit të energjisë elektrike në vend. Ne falënderojmë të gjithë punonjësit për angazhimin e tyre dhe jemi të bindur se ky sukses do të ndikojë pozitivisht në operimet tona të ardhshme”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Kosova Lajme
Nga 1 marsi – 15 kategori do të lejohen të udhëtojnë falas me trafik urban në Prishtinë
Nga 1 marsi 2026, Trafiku
Aktuale
Deputeti i PDK-së tregon se çfarë presidenti po kërkon Albin Kurti
Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka
Aktuale
Edhe pak ditë afat, takimet Kurti-Hamza-Abdixhiku ‘‘s’nxorën’’ emër për president
Anipse afati për zgjedhjen e presidentit