Valdete Daka është shkarkuar sot nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.Në arsyetimin për shkarkimin e Dakës, përmendet se sipas presidentes, kryetarja e KQZ-së nuk ka arritur t’i nënshtrohet parimit të paanshmërisë.
Ndërsa, pas shkarkimit të Dakës, Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur konferencë për media për orën 17:30.
Nga PDK nuk është treguar arsyeja se pse është thirrur konferenca, por që njoftimi i këtij subjekti është bërë pas shkarkimit të Dakës.
“PDK mban sot konferencë të jashtëzakonshme për media në ora 17:30. Vendi: Selia qendrore e PDK, koha: 17:30”, bëhet e ditur nga PDK.