Pas një të shtune kryesisht me diell, sot ka ndodhur e kundërta në Kroaci – me vranësira dhe shira, me borë jo vetëm në male por me gjasë edhe në ultësira.
Mëngjesin e sotëm ka rënë shi i dendur në Adriatik, lokalisht dhe me reshje të dendura shiu dhe bubullima. Gjatë gjithë ditës priten reshje të dendura shiu, shkruan agjencia kroate e lajmeve, Index.
Shumë rrugë në qendër të Splitit janë përmbytur. Siç shihet edhe në pamje, në qendër të qytetit është ‘krijuar’ një përrua i vogël, transmeton Gazeta Express.
Stacioni automatik meteorologjik Split-Spinut regjistron 47 litra reshje nga mesnata, prej të cilave 36 litra nga ora 8:30 deri në 9:30.
![Potop u Splitu](https://cdn.brid.tv/live/partners/19538/snapshot/914437.png)
![Nevrijeme u Splitu](https://cdn.brid.tv/live/partners/19538/snapshot/914418.png)
![Poplava u Splitu](https://cdn.brid.tv/live/partners/19538/snapshot/914439.png)