Pas konferencës së Haki Abazit trazohet “kampi” i VV-së, Kurti nuk zë vend

Konferenca e deputetit të Vetëvendosjes para seancës së Kuvendit, ka tensionuar situatën në “kampin” e kësaj partie.

Në seancën e Kuvendit janë shfaqur të nevrikosur kryeministri Albin Kurti, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, zv.kryeministri Besnik Bislimi si dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Në pamjet e sigurura nga EO, shihet teksa Kurti ngritet nga vendi i tij dhe diskuton me Konjufcën. Më pas ai kthehet tek ulësja e tij dhe e njofton për diskutimin edhe Bislimin.

Megjithëse njihet si një politikan “i fortë”, për një moment liderit të VV-së i shpëton një ofshamë.

Qetësinë mundohet ta ruaj ministrja Haxhiu edhe pse shihet me fytyrë të ngrysur.Haki Abazi në konferencën me gazetarë akuzoi rëndë bashkëpartiakët e tij.

Mes tjerash ai tha se janë të përfshirë edhe në zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit. /Botapress.info/

 

ngjashme