Pas kompromiseve me BE’në, Kurti mbledh kabinetin

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se sot kanë nisur një takim të përbashkët të kabinetit të tij qeveritar, për të cilin tha se do të vazhdojë për dy ditë rresht.

Kurti tha se qëllimi i këtij takimi është jetësimi i premtimeve që kanë dhënë gjatë fushatës e në ekspozenë e tij para deputetëve.

“Në zgjedhjet e dhjetorit 2025, qytetarët na dhanë një besim të paparë në Kosovën e pasluftës. Ne kërkuam besimin qytetar për ta kthyer atë në siguri e begati. Nuk garuam me premtime që harrohen, por me zotime që jetësohen. Në dritë të kësaj, sot kemi filluar një takim të përbashkët të kabinetit tonë qeveritar, i cili do të vazhdojë për dy ditë rresht, me qëllim që zotimet e fushatës para qytetarëve dhe ekspozenë e prezantuar para deputetëve t’i shndërrojmë në program qeverisës. Zotime që kthehen në program dhe program që përkthehet në plane me projekte, qëllime me objektiva, strategji me operacione, masa me punë të përditshme që do të realizohen përgjatë këtij mandati”, tha Kurti.

Kurti vazhdoi duke thënë se në pikënisje e synim të qeverisjes së tyre janë “angazhimi, e mira e përgjithshme dhe interesi publik, zhvillimi dhe barazia, integriteti dhe dinjiteti shtetëror”.

Ky takim s’ishte angazhimi i vetëm i Kurti këtë vikend.

Ai nisi mëngjesin me takim me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, pas të cilit njoftoi se ka bërë lëshime për serbët e Kosovës, duke ua pranuar edhe për një kohë letërnjoftimet e lëshuar nga strukturat ilegale për të nisur me zbatimin e ligjeve për të huajt dhe atë për automjete.

Të tjera

Aktuale

Pas kompromiseve me BE’në, Kurti mbledh kabinetin

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se