Së fundi, në media është publikuar një audio-incizim i ri si pretendim se është bisedë ndërmjet shefes së Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq.
Në lidhje me këtë rast, Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila para mediave në Kuvendin e Kosovës ka thënë se e ka denoncuar rastin e audio incizimeve të publikuara të mërkurën, në Polici dhe në Prokurori.
Kusari-Lila këto incizime i cilësoi si të fabrikuara.
E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Nexhat Haziri.
Ai thotë se këto audio-incizime të publikuara së fundmi tregojnë maskat e fituesve të 14 shkurtit të vitit 2021.

Nexhat Haziri
“Audio-incizimi që së fundi i publikua nga mediat, ku dëgjohet shefja e grupit parlamentar te LVV-së, Mimoza Kusari me një kriminelin Radoiçiq, i cili në atë kohë ishte i ndjekur nga organet e drejtësisë së Kosovës dhe në listën e zezë të SHBA-ve, për agjenda të përbashkëta në Kuvendin e Kosovës për disa çështje të caktuar, përfundimisht ua qjerrë maskat patriotëve të shpifur, fituesve të zgjedhjeve të 14 shkurtit të vitit 2021”, u shpreh ai.
Më tej, analisti përmend disa nga skandalet sipas tij të kësaj qeverie.
“Ky skandal i shefes së grupit parlamentar të LVV, e cila këtë komunikim nuk e ka bërë pa lejen dhe pa dijeninë e Kryeministrit Kurti, por edhe skandalet tjera korruptive të kësaj qeveria, si afera e rezervave shtetërore, rasti i KEK-ut dhe Nagip Krasniqi, skandali i ambasadorit Martin Berisha me parat e ardhura nga Serbia, rasti në ministrinë e infrastrukturës dhe ambientit hapësinor, janë tregues të rëndësishëm e të qartë, se qeveria e kryeministrit Kurti nuk është hiq më pak e korruptuar se sa ishin qeveritë të udhëhequra nga Thaçi dhe Haradinaj, e shumë më shumë e korruptuar se sa qeverisjet e ish-kryeministrave Mustafa e Hoti”, foli ndër tjera analisti.
Në fund, ai nënvizon që Kusari duhet të jep dorëheqje pas këtyre audio-incizime.
“Sa i përket paralajmërimeve për denoncim në prokurori nga ana e znj. Kusari për audio-incizimin e publikuar, është vetëm një përpjekje dëshpëruese nga ana e saj për të marr rrolin e viktimës dhe tentimi për ta manipuluar opinionin. Gjithçka tashmë është e qartë në atë video-incizim, pra komunikimi i Mimoza Kusarit me kriminelin Milan Radoiçiq. Znj. Kusari të vetmin veprim që do të duhej ta bënte, është që të dorëhiqet”, përfundoi Haziri
Të tjera
Lajme
Presidentja Osmani reagon ndaj përpjekjes për të fotografuar vajzat e saj në shkollë
Gjatë ditës së sotme u raportua
Showbiz
Befason Olsa Muhameti: Publikon foto të Xhenetës dhe Gjestit në shtrat
Producentja e Big Brother VIP Kosova,
Opinione
Arrestimi i kameramanit, Zogaj: Më i keq se modeli i qeverisjes Kurti do të ishte ai i Osmanit
Më herët, Asociacioni i Gazetarëve të