Lëvizja Vetëvendosje, ka publikuar edhe një video ku uron popullin e Kosovës për qasje ekonomike në det. “Terminali i Kosovës në Portin e Durrësit me kapacitete të plota filloi punën këtë javë çka e bën të mundur që ekonomia jonë për eksporte dhe importe tashmë ka qasje në det dhe tregje globale”, thuhet në videon e VV-së.
Përmes kësaj videoje, Vetëvendosje, ndërkaq godet nënkryetarin e PDK-së, Sami Lushtaku dhe ish-deputeten e PDK-së, Margarita Kadriu e djemtë e Isa Mustafës dhe Devollët të cilët thotë se morën terminale gjatë qeverisjes së PDK-së dhe LDK-së.
“Por në Republikën e Kosovës terminalet në çdo cep të saj kanë qenë në pronësi private të lidhura ngushtë me politikën. 37 milionë euro i kanë përvetësuar për 1 vjet vetëm prej 10 Terminaleve. 370 milionë euro për 10 vjet prej këtyre Terminaleve. Ndërkaq tash Qeveria Kurti ka filluar kthimin e terminaleve në shtet prej nga do të përfitojë Republika.
Drejtësia. Shteti. Publikja. Shoqërorja. Të gjitha mbi sloganin e vjetër familja, prona, shteti”, thotë VV./Botapress.info/