Nga Parlamenti i Ukrainës kanë njoftuar se u është pranuar dhe u është marrë parasysh aplikimi për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, me procedurë të përshpejtuar. Transmeton Gazeta Botapress.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të flasë sot para eurodeputetëve. Kuvendi njofton se është pranuar edhe dokumenti i nënshkruar nga ai për anëtarësim në BE.
Krim lufte, Rusia përdori bombën e ndaluar, me të vrau 70 ushtarë ukrainas
“Sot, me 1 mars, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do t’u adresohet deputetëve të Parlamentit Evropian.
Aplikacioni i nënshkruar për hyrjen e Ukrainës në BE, me procedura të përshpejtuara, u pranua dhe u mor parasysh. Fjalimi i Presidentit do të transmetohet me video”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga faqja zyrtare e Parlamentit të Ukrainës në Twitter.
Zelensky, i shoqëruar nga kryeministri ukraianas, nënshkroi dje aplikimin për anëtarësim, derisa ekipi i tij po negocionte me ekipin e Rusisë në kufi të Bjellorusisë.
Ukraina, në gjendje lufte, i ka intensifikuar kërkesat e saj për afrim me Perëndimin, duke kërkuar anëtarësim në NATO dhe BE. /Botapress.info/