Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka marrë lejen nga ligjvënësit rusë që të përdoret forca ushtarake jashtë Rusisë. Kjo pritet t’i hapë rrugë sulmit të madh në Ukrainë.
Kryetari i Dhomës së Lartë të Parlamentit ka konfirmuar se presidenti rus ka kërkuar që t’i jepet leja për të përdorur forcat e armatosura ruse jashtë vendit, pasi ka njohur zyrtarisht si të pavarura dy rajone separatiste në lindje të Ukrainës, shkruan AP.
Shokuese: Putin i kërkon Parlamentit leje për t’i futur ushtarët në Ukrainë
Duke iu adresuar Dhomës gjatë një pjese të një sesioni që u transmetua në internet, një nga zëvendësministrat e Mbrojtjes u shpreh se Rusia s’ka zgjidhje tjetër dhe kërkoi miratimin e menjëhershëm./Botapress.info/