Më 18 prill pritet të bëhet votimi i fundit për liberalizimin e vizave të kosovarëve. Kështu ka konfirmuar për Gazetën , zëdhënës i Parlamentit Europian, Ojamo Janne.
Ky votim do të ndodh pas atij që ndodhi në LIBE më 23 mars, ku u miratua përfundimisht liberalizmi i vizave për Kosovën.
Ndryshe, më 9 mars, Këshilli i Ministrave të BE-së ka votuar pro liberalizimit të vizave për kosovarët, shkruan Gazeta Botapress.
![](https://insajderi.org/wp-content/uploads/2023/03/image-307.png)
Ndryshe, krejt në fund Akti ligjor do të nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së: Komisioni Evropian, Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian.
…dhe pasi vendimi të publikohet në Gazetën Zyrtare, duke përfshirë datën e hyrjes në fuqi do të duhej të ndodhë Liberalizimi i shumë pritur për kosovarët.
Ndryshe, nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që mbeten jashtë BE-së, vetëm qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm në vendet evropiane, apo në atë që njihet si zona Shengen.
Kosova, ashtu si edhe Bosnje e Hercegovina, ka vetëm Marrëveshje Stabilizimi me BE-në, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok.
Mali i Zi, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ndërkaq, i kanë hapur negociatat për anëtarësim në BE, shkruan Gazeta Botapress.