Gjatë ditës së sotme Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme do të votojëedhe një herë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Këtë e ka konfirmuar për Radio Kosovën zëdhënësi i Parlamentit Evropian, Ojamo Janne.
Marrëveshja e Ohrit, Kurti sot ballafaqohet me deputetët në Kuvend
Sipas agjendës së sotme të Komitetit të Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme, votimi për liberalizimin e vizave për Kosovën do të bëhet rreth orës 12:00, ndërsa do të raportojë eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, i cili është raportuesi i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën. Këtë e ka konfirmuar për Radio Kosovën, zëdhënës i Parlamentit Evropian, Ojamo Janne.
Ndërkohë, votimi i fundit për vizat do të bëhet në seancë plenare që do të mbahet më 18 prill nga Parlamenti Evropian.
Këshilli i Ministrave të BE-së, më 9 mars kishte miratuar në lexim të parë lëvizjen pa viza për qytetarët e Kosovës. Procedura e radhës u bart në Komisionin për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) për një votim sërish.