Sot në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft jo-stabil, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme, lokale shiu. Nganjëherë priten reshje mjaft intensive shiu dhe rrebeshe intensive lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Ka mundësi që të ketë edhe breshër. Temperaturat do të shënojnë ulje për shkak të vranësirave dhe reshjeve atmosferike.
Në disa zona urbane vërshimet e shpejta janë më se të mundshme për shkak të infrastrukturës së dobët.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje të dendura, lokale shiu si dhe me stuhi lokale me vetëtima dhe bubullimë. Në disa zona në Maqedoni dhe perëndim të Shqipërisë mund të ketë intervale kohore me diell.
Reshje të dendura dhe stuhi apo shtrëngata të fuqishme lokale priten në veri dhe qendër të Shqipërisë, pastaj më vonë edhe në jug të vendit. Reshje do të ketë edhe në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës.
E Hëna sjellë ulje të temperaturave dhe reshje shiu e rrebeshe intensive sidomos gjatë breve të mëngjesit të hershëm dhe eventualisht edhe paradite, pastaj pason përmirësim i shkurtër i motit dhe stabilizim gradual i atmosferës. Ka mundësi që të ketë vërshime të shpejta lokale për shkak të reshjeve të dendura gjatë natës dhe mëngjesit të hershëm të së hënës.
Të Martën një front i ri i ftohtë ajror sjellë rrebeshe shiu të cilat nuk pritet të zgjasin shumë./MeteoBallkan



Të tjera
Lajme
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Sot parashikohet të mbajë mot me
Aktuale
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Besimtarët myslimanë po festojnë ditën e
Aktuale
Kongresisti amerikan takon Abdixhikun dhe Osmanin në fillim të vizitës
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike