Reshje të pakta dhe të izoluara priten në orët e mëngjesit të së shtunës, pak më shumë në jug dhe lindje të vendit, ndërsa gjatë ditës priten intervale kohore me diell, vranësira lokale dhe ndonjë reshje e pakët e izoluar. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 20 gradë Celsius.
Më shumë reshje priten në jug të Shqipërisë dhe gati tërë territorin e Maqedonisë së Veriut gjatë orëve të natës dhe mëngjesit të hershëm, ndërsa gjatë paradites apo dites përmirësim i motit dhe intervale kohore me diell. Gjatë ditës reshje mund të paraqiten nganjëherë vetëm në disa zona të izoluara.
E diela pritet të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Paradite me diell dhe vranësira të pakta lokale, ndërsa pasdite shtim i vranësirave dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në pjesët qendrore dhe veriore të bregdetit shqiptar kryesisht me diell.
Fillimi i javës së re pritet të ketë mot me intervale kohore me diell, vranësira lokale dhe rrebeshe të izoluara shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë./MeteoBallkan



Të tjera
Lajme
Ngjarje e rëndë në Shkodër – Shoferi përplas me makinë katër persona, pamje
Një ngjarje e rëndë është regjistruar
Aktuale
Ambasada amerikane: Ngërçi i vazhdueshëm po i kushton Kosovës, koha që udhëheqësit t’i japin prioritet progresit e stabilitetit
Kosova ka mbajtur tre palë zgjedhje
Aktuale
Driton Selmanaj: Duhet konsensus nacional kundër kujtdo që refuzon hyrjen e Kosovës në projektin amerikan të gazit
Kandidati për deputet i LDK’së, Driton