Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në dy ditët e ardhshme temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius, raporton Gazeta Botapress.
Sipas këtij instituti, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.
Njoftimi i plotë:
Moti për dy ditë 10-11.09.2021
Do të ketë vranësira të përqendruara në stadin e lartë të Troposferës por që për rreth relievit malore parashihen edhe vranësira të ulëta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme./Botapress/