Për të shtunën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku në orët e hershme të mëngjesit pritet të kemi valën e re me të reshura që vie si pasojë e ciklonit në Greqi.
Fillimisht reshjet parashihen të jenë në formë të borës në pjesën më të madhe të vendit, me mundësi edhe në Rrafshin e Dukagjinit, qoftë edhe për një periudhë të shkurtër kohore (përndryshe dominojnë reshjet e shiut), ndërsa në zonat e tjera, gradualisht gjatë orëve të pasditës e deri në mbrëmje vonë, reshjet e borës pritet të shndërrohen në shqotë e shi të ngrirë, përpara se e gjitha të shndërrohet në shi me ngritjen e temperaturave.
Në zonat malore do të vazhdojnë reshjet e dendura të borës.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe dhe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, sidomos në orët e vona të mbrëmjes, me shpejtësi prej 15-55 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 1 deri në 4°C. Në mbrëmje vonë, me fuqizimin e erërave, temperaturat lokalisht mund të ngriten deri në 6°C.



Të tjera
Lajme
A do të ketë koalicion LDK-LVV? Haziri: Deri më tani nuk ka pasur asnjë takim
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është
Aktuale
Çka ndodhi brenda banesës në Ferizaj ku u vra F.H.? Detaje nga kërkesa e Prokurorisë për caktim të paraburgimit ndaj të dyshuarës
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur
Uncategorized
Discover How Mr Fortune No Deposit Bonus Can Elevate Your Casino Experience
The world of online casinos is