Në mungesë të masave tjera nga ana e shtetit për tejkalimin e krizes ekonomike, besohet se pasojat do të jenë të mëdha për qytetarët.
“Çmimet janë shtrejtuar shumë në anën tjetër nuk është bërë asnjë veprim për ngritjen e pagave dhe kjo ndikoi edhe në ikjen e qytetarëve, në të kaluarën largoheshin ata që nuk kishin paga kurse tani po ikun ata që janë të punësuar, po ikun, mjekët, policët dhe pjesëtarët e FSK dhe kjo është e keqja që po i ndodh vendit në vitet e fundit”, tha për Expose Lavdim Hamidi nga FrontOnline.
“Ne jemi ekonomi e ndërvarur, diku 70% importojmë, në momentin që ka bllokada ekonomike në vendete rajonit në pësojmë më keq se sa vendet tjera. Një ekonomi e mirë është kur ka më shumë eksport se sa import”, u shpreh Jakup Bellaqa, ekspert i ekonomisë.Sipas tyre, qeveria duhet të marrë veprime konkrete para se të bëhet vonë për qytetarët.