Një avion i Wizz Air Malta, ka shpallur gjendje emergjence gjatë fluturimit mbi Itali ditën e sotme.
Fluturimi i Wizz Air Malta, i cili u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës me destinacion Aeroportin Lyon-Saint Exupéry, Francë, ka shpallur një emergjencë të përgjithshme, teksa kalonte mbi Itali, raporton news24.
Në avion raportohet se ishin gati 200 pasagjerë.
![Tmerr në ajër, avioni i Wizz Air i nisur nga Tiranë bën ulje emergjente në Romë](https://albeu.com/wp-content/uploads/2023/06/Screenshot-2023-06-14-145240.png)
Fluturimi aktualisht po ekzekuton një devijim për në Romë dhe po negocion një afrim. Natyra e emergjencës nuk dihet në këtë fazë, por mësohet se ai është nisur 40 minuta me vonesë.
Avioni në fjalë është Airbus A321-271NX, i regjistruar 9H-WBL, që i përket transportuesit Wizz Air Malta./Botapress.info/