Radio Evropa e Lirë ka publikuar një video shqetësuese të vrasjes së një babai ukrainas.Video raportohet se është filmuar nga djali i të vrarit Oleg Bulavenko. Të dy evakuuan një pjesë të familjes dhe u kthyen në qytetin e Ivankiv në rajonin e Kievit për të shpëtuar tre qentë e tyre.
Ata arritën t’i merrnin, por gjatë daljes nga Ivankiv hasën në një kolonë ruse dhe qëndruan mënjanë.
Goditje e rëndë për Putin, snajperi ukrainas vret gjeneralin e rëndësishëm rus
“Frenoni dhe qëndroni mënjanë. A mund të kthehemi?” pyeti djali i babait. Në momentin që ata u kthyen ata filluan të qëllojnë drejt tyre.
Babai u qëllua dhe më pas ka ndërruar jetë nga plagët e marra.