Çifti me origjinë shqiptare Eleni Çakuli, 43 vjeç dhe Theofil Karleci, 54 vjeç ka humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi mëngjesin e djeshëm.
Mediat greke raportojnë se çfiti ka qenë kanë qenë duke udhëtuar me makinën e tyre në rrugën e re nacionale Patras–Pirgos, kur janë përplasur me një kamion.
Nga përplasja kamioni ka dalë nga rruga. Çifti ka marrë plagë të rënda.
Pamjet e rënda tregojnë se trupi i gruas ka dalë jashtë makinës nga përplasja e fortë, ndërsa edhe pse u është dhënë ndihma e parë, nuk është bërë e mundur mbajtja e tyre në jetë./Botapress.info/