Familje të shumta nxituan të ikin nga Dubai mbrëmë pasi përmbytjet e përhapura vazhduan të pushtojnë qytetin.
Sipas mediave të huaja, pamjet nga brenda aeroportit – më i ngarkuari në botë për udhëtime ndërkombëtare – treguan pasagjerët duke fjetur në dysheme ndërsa prisnin fluturimet për jashtë vendit, pasi dhjetëra të tilla u ndaluan pas shiut të rrëmbyeshëm.
Disa raporte sugjeruan se njerëzit po largoheshin nga terminali, pas “mbipopullimit” brenda, pasi qindra udhëtarë kërkonin t’i shpëtonin kaosit.
![](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2024/04/fe1-3.jpg)
Dëshmitarët në aeroport thanë se nuk kishte mbetur asnjë vend bosh në zonën e pritjes.
Gjithsej 17 fluturime hyrëse dhe dalëse u anuluan gjatë mëngjesit dhe tre u devijuan, thuhet në një deklaratë të Dubai Airports.
Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait (DXB) u pezulluan më vonë për 25 minuta të martën për shkak të një stuhie intensive, tha aeroporti në një deklaratë.
Ndërkohë, jashtë mureve të aeroportit, pamjet nga të bllokuarit në kushtet e ujërave të shumtë kanë shpërndarë video dhe imazhe që ngjajnë me një botë apokaliptike.
![](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2024/04/fe2-2.jpg)
Makinat e braktisura janë lënë për t’u larguar më vonë pasi ato mbeten të zhytura në rrugët e përmbytura shumë.
Veç këtyre, edhe qindra ndërtesa dhe dyqane janë përfshirë nga ujërat.
Kushtet e paqëndrueshme të motit pritet të vazhdojnë në rajon deri të mërkurën, tha Qendra Kombëtare e Meteorologjisë e Emirateve të Bashkuara Arabe.
![](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2024/04/fe3-2.jpg)