Në një video të publikuar në Twitter, ku paraqiten pamje nga një pikëkalim kufitar mes Bjellorusisë dhe Ukrainës, shihet hyrja e baterisë së rëndë raketore ruse, “Solntsepek”.
Barbaria e Vladimir Putin kundër Ukrainës, çfarë dimë deri tash për luftën më të re në Europë
Franak Viacorka, këshilltar i opozitares bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya, e publikoi videon në llogarinë e tij në Twitter, duke thënë se pamjet janë nga pikëkalimi kufitar “Senkovka-Veselovka”, nga ana ukrainase e kufirit.