Para pak çastesh Gazet Express ka raportuar për një granatë dore që ka shpërthyer në Lagjen e Profesorëve në Prishtinë.
T7 ndodhet në vendin e ngjarjes. Këto janë pamje nga vendi ngjarjes. Policia aktualisht ka bllokuar pjesën e rrugës ku ndodhi shpërthimi.
Shpërthimi ka ndodhur sot në rrugën “Zekirja Cana” në Prishtinë. Si pasojë e shpërthimit, gjashtë vetura janë dëmtuar, derisa nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.