Për nder të shënimit të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Togu Ceremonial i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), kanë parakaluar në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Në këtë aktivitet morën pjesë një numër i madh i qytetarëve. Përveç këtij aktiviteti për nder të 28 nëntorit janë organizuar edhe disa aktivitete të tjera.
Një flamur kombëtar i përmasave të mëdha, valëvitet nga qtyetarët në sheshin ‘Skënderbeu’
![](https://botapress.info/wp-content/uploads/2022/11/bb-300x225.jpg)
Kurse, krerët e shtetit, Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca të hënën kanë qëndruar për vizitë në Shqipëri, ku janë pritur nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama.
Ishte data 28 nëntor 1443 kur heroi shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, vendosi të braktisë ushtrinë turke dhe të luftojë për çlirimin e atdheut të tij.
I lindur në Krujë dhe i biri i një udhëheqësi që u rebelua kundër Perandorisë Osmane, ai u mor me forcë nga familja, bashkë me vëllezërit e tij, kur ishte ende fëmijë.
I rritur dhe i stërvitur në ushtrinë turke, ai luftoi dhe fitoi disa beteja pavarësisht se vazhdoi të ëndërronte të kthehej në vendlindje.
Dhe kështu ishte; i shoqëruar nga 300 burra besnikë të tij, ai braktisi turqit dhe u rreshtua kundër tyre, duke rimarrë në radhë të parë Krujën dhe më pas territore të tjera në emër të Shqipërisë.
![](https://botapress.info/wp-content/uploads/2022/11/a-9-300x225.jpg)
Por dominimi turk zgjati për një kohë të gjatë, derisa në vitin 1912, në të njëjtën ditë, më në fund u shpall pavarësia nga Perandoria Osmane pas fitores së luftës së parë ballkanike ku u përfshi edhe Mali i Zi, Greqia, Serbia dhe Bullgaria.
Në këtë 28 nëntor, Ismail Qemal ngriti flamurin shqiptar në një ballkon në Vlorë dhe u shpall kryeministër.
Shqipëria më në fund u lirua dhe u shpall shtet i pavarur, por duke humbur një pjesë të mirë të territoreve që iu aneksuan shteteve fqinje./Botapress.info/