Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka ironizuar me paralajëmrimin e zyrtarëve qeveritarë për hapjen e fabrikës së municionit në Kosovë dhe laboratorëve për dizajnimin e dronëve.
Ai në një postim në Facebook, ka publikuar një fotografi nga ura e vockël e Badovcit, punë e cila ka nisur tash e shumë kohë nga Ministria e Mjedisit , Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dhe nuk është finalizuar ende.
“Pamje nga fillimi i punimeve ne fabriken e municionit. Badofc 2024”, është tallur ai.
Kryeministri Albin Kurti dje tha se Kosova ka nisur procedurat për hapjen e fabrikës së municionit dhe për laboratorët për dizajnimin e fluturakeve pa pilotë. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë.
E më shumë detaje dha në një konferencë për media, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Maqedonci tha se për këtë hap janë koordinuar me partnerët ndërkombëtarë, në veçanti me SHBA-në, si partneri kryesor strategjik në zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë.
Maqedonci po ashtu tha se prodhimet do të jenë sipas standardeve të NATO-s.
Përveç me Republikën e Turqisë, ai tha se do të vazhdojnë të diskutojmë edhe me vendet tjera për mundësinë e prodhimit të komponentëve të ndryshëm të armatimit.
“Ne asnjë hap nuk e ndërmarrim pa u konsultuar me të gjithë partnerët, në veçanti me SHBA-në që janë partneri ynë kryesor strategjik në zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë. Fabrika e municionit është projekt i Qeverisë dhe nuk ndërhyn në aspektin e planit të tranzicionit të FSK-së, e cila normalisht do të zhvillohet bazuar në objektivat e planit gjithëpërfshirës të hartuar me SHBA-në.
Hapja e fabrikës së municionit do t’i kontribuojë qëndrueshmërisë logjistike, jo vetëm për FSK-në, por edhe për ministritë e tjera që kanë në posedim armatim dhe për të cilat nevojitet municion. Diskutimet kanë qenë që këto prodhime të jenë sipas standardeve të NATO-s.
Përveç me Republikën e Turqisë ne do të vazhdojmë të diskutojmë edhe me vendet tjera për mundësinë e prodhimit të komponentëve të ndryshëm të armatimit, por edhe armëve të ndryshme në të ardhmen, por në fokus është normalisht fillimisht municioni, që është element bazë për funksionimin e municionit”, tha Maqedonci në një konferencë për media.



Të tjera
Uncategorized
REL: Sharje për vota – programet mbeten në hije
Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”,
Uncategorized
Dogana zbulon barna të paligjshme në Prishtinë, sekuestron sasi të konsiderueshme
Zyrtarët doganorë, gjatë një kontrolli të
Uncategorized
Rukiqi godet pushtetin e Kurtit: Po blejnë energji elektrike që origjinën e ka në Serbi
Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, në