Një veturë e Policisë së Kosovës është sulmuar me gurë nga persona të maskuar në Komunën e Zveçanit.
Siç raportohet, Policia e Kosovës ka menduar se mund të arrijë me veturë në objektin e komunës Por tashmë vetura e policisë është larguar. Pamjet, ku shihen persona të maskuar duke vrapuar dhe duke gjuajtur me gurë.
Atiq nis procedurat për anëtarësimin e Mitrovicës së Veriut në Asociacionin e Komunave të Kosovës
Kjo tregon vazhdimin e tensioneve në veri të Kosovës dhe sfidat me të cilat po përballen forcat e rendit dhe ligjit kohëve të fundit.
Po ashtu, Policia e Kosovës e ka konfirmuar se të mërkurën në Zveçan është dëmtuar një automjet i saj zyrtar në Zveçan.
Sipas Policisë, sulmi ka ndodhur rreth orës 14:00, derisa njësia policore ka qenë duke patrulluar afër objektit të komunës në Zveçan.
Sipas saj, sulmi dyshohet të jetë kryer nga një grup i personave, të cilët kanë gjuajtur me mjete të forta.Nuk ka raportime për të lënduar, derisa Policia ka thënë se rasti është duke u hetuar.