Sot gjatë ditës në Departamentin e Pensioneve në Prishtinë ka shpërthyer kanalizimi duke i shkatërruar mijëra dosje të vlefshme të pensionistëve raporton Botapress.info
Sipas burimeve të gazetës brenda këtij institucioni, kjo është hera e tretë që ndodh kjo dhe askush nuk është interesuar të rregullohet ky problem.
Departamenti i Pensioneve të Regjionit të Prishtinës është në gjendje katastrofale, duke mos pasur as kushtet elementare të punës në këtë institucion i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Financave. Aty ruhen të gjitha dosjet e të gjitha kategorive pensionale duke filluar nga ato të pensionit bazë, kontributiv, invalidor, të TMK-së etj, njofton Botapress.
Nga shpërthimi i kanalizimit, era e padurueshme i ka penguar edhe zyrtarët e këtij institucioni të punojnë, megjithë kërkesat e tyre për lirimin nga puna, nuk iu është ofuar kjo mundësi, njoftojnë zyrtarët. Dosjet disavjeqare, të cilat kanë rëndësi jetike për pensionistët ruhen në një vend i cili është jashtë çdo norme etike, dhe nuk i plotëson as përafërsisht kushtet të jetë një arkivë funksionale.
Nga video që shihni, këto janë kushtet me të rënda që një institucion kaq i ndjeshëm punon, përfundon Botapress.info.
Nuk dihet nëse kjo gjendje do të vazhdojë apo nëse Ministria ka ndërmarrë ndonjë hap për të rregulluar këtë problem kaq madhor i cili përveç dëmeve materiale çdo ditë shkakton edhe dëme njerëzore nga era e pakëndshme dhe kushtet aq të kqija të punës të cilat janë në gjendje mjerimi./Botapress.info/