Gazetari kosovar në Bruksel, Augustin Palokaj, ka folur për takimin që kryenegociatori Besnik Bislimi ka pasur sot me emsiarin sllovak, Miroslav Lajcak.
Palokaj, teksa ka cituar Bislimin, ka treguar se në takim është diskutuar për planin e detajuar të sekuencimit të hapave për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sipas Bislimit, BE-ja beson që ky plan kërkon një takim Kurti-Vuçiq.
Arrestohet personi që dyshohet se rrahu Aliun në Mitrovicë, është 47 vjeçar
“Sa i përket Bislimit, ai tha që më së shumti është diskutuar për planin e detajuar të sekuencimit të hapave që do të ndërmerren për zbatimin e marrëveshjeve të Ohrit dhe Brukselit. Sipas Bislimit, BE-ja beson që ky plan i sekuencimit të hapave do të kërkojë një takim të nivelit të lartë. Bislimi tha se janë diskutuar çështja e energjisë, ajo e të pagjeturve dhe hapat për depërshkallëzim që ka ndërmarrë Kosova”, ka thënë Palokaj në KTV.
Siç ka thënë tutje Palokaj, ky takim i nivelit të lartë mund të ndodhë pas pushimeve të verës.