Augustin Palokaj në një lidhje driekte nga Brukseli, ka thënë se takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka përfunduar dhe se palët kanë miratuar marrëveshjen bazë.
“Takimi sapo ka përfunduar dhe për aq sa kemi mësuar deri në këtë momoent, palët kanë miratuar marrëveshjen bazë, janë pajtuar pra për tekstin e marrëveshjes. Por, për momentin nuk dihet, nuk është nënshkruar. Në fakt nuk dihet as a ishte pritur që të nënshkruhet. Por, burimet evropiane thonë se palët kanë miratuar marrëveshjen”, tha Palokaj në një lidhje direkte për “Tempus“.
Ai tha se pritet që së shpejti të dalë me një deklaratë edhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe palët do të japin qëndrimet e tyre rreth asaj që ka ndodhur në takim,
Palokaj tha se ka pasur zëra që nuk është arritur marrëveshja apo u arrit, por tani dëgjojnë që është arritur pajtim për marrëveshje./Botapress.info/