Zëvendësndihmës sekretari i Shtetit në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun, njëherësh përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer tashmë ka arritur në Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur, Ambasada amerikane përmes një njoftimi në Twitter.“Ambasadori Kosnett mirëpriti këtë mëngjes në ambasadë, zëvendësndihmës sekretarin Matthew Palmer për një vizitë tre ditore në Kosovë, ku do të diskutoj me zyrtarë e institucioneve të Kosovës, për sfidat, mundësitë dhe dhe çështjet tjera me të cilat ballafaqohet Kosova”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Palmer së bashku me përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të qëndrojnë për vizitë në Kosovë, ku do të flasin lidhur me rifillimin e dialogut mes dy vendeve.
Takimet me krerët e institucioneve pritet të mbahen gjatë pasdites së sotme.Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak do të qëndrojnë sot në Kosovë, në kuadër të përgatitjeve për rifillimin bisedimeve.
Gjatë vizitës së tij dy-ditore të punës, Palmer dhe Lajçak do të takohen me Presidenten Osmani, Kryeministrin Kurti, Zëvendës Kryeministrin e Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Bislimi, Zëvendës Kryeministren e Dytë dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Gërvalla-Schwarz.
Lajçak gjithashtu do të takohet me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë dhe do t’u drejtohet Shefave të Misioneve të BE-së.
Vizita e përbashkët e zotit Palmeri dhe zotit Lajçak shihet si një mesazh i bashkërendimit transatlantik lidhur me bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, që është kusht për përparimin e të dyja vendeve drejt integrimeve evropiane.
Një bashkërendim i tillë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian pritet të shtohet me administratën e presidentit amerikan Joe Biden, i cili u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të arrijnë një marrëveshje që do të kishte në qendër njohjen e ndërsjellë.
Rifillimi i dialogut është paralajmëruar për mesin e muajit qershor dhe do të shënojë rastin e parë të takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç./Botapress/