Avokati Dastid Pallaska ka folur rreth emërimit të Komandantit të ri të FSK-s, ku sipas tij zëvendësimi i Komandantit të FSK-së duhet të bëhet me ceremoni solemne ushtarake, siç ndodhi më 15 mars 2015 kur Gjeneral-lejtant Rrahman Rama pranoi detyrën nga Gjeneral-lejtant Kadri Kastrati.
Pallaska ka thënë se, nëse fotografia e sotme nga Presidenca dhe postimi në Facebook i Kryeministrit paraqesin tërë “ceremoninë” e zëvendësimit të Komandantit të FSK-së, kjo nuk i bënë nder askujt.
“Po që se fotografia e sotme nga Presidenca dhe postimi në Facebook i Kryeministrit paraqesin tërë “ceremoninë” e zëvendësimit të Komandantit të FSK-së, kjo nuk i bënë nder askujt. As ish Komandantit, as Komandantit të ri, e as FSK-së, ka shkruar Pallaska.
Ai ka kujtuar ngjarjen e ish Komandanti Kadri Kastrati në kohën kur është dekoruar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Komandanti i Gardës Kombëtare të shtetit të Ioëa-së në ShBA.
Postimi i plotë:
Zëvendësimi i Komandantit të FSK-së duhet të bëhet me ceremoni solemne ushtarake, siç ndodhi më 15 mars 2015 kur Gjeneral-lejtant Rrahman Rama pranoi detyrën nga Gjeneral-lejtant Kadri Kastrati.
Atë ditë në kazermën “Adem Jashari” të Komandës së Forcave Tokësore ishin të pranishëm jo vetëm krerët e shtetit por edhe përfaqësuesit e aleatëve kryesor të vendit, duke përfshirë edhe Ambasadoren e ShBA-ve. Komunikatën për shtyp nga kjo ceremoni mund ta gjeni në koment.
Në atë ngjarje ish Komandanti Kadri Kastrati u dekorua nga Ministria e Mbrojtjes dhe Komandanti i Gardës Kombëtare të shtetit të Iowa-së në ShBA. Kjo është përcjellja e dinjitetshme që meritojnë shërbyesit më të vyer të vendit.
Po që se fotografia e sotme nga Presidenca dhe postimi në Facebook i Kryeministrit paraqesin tërë “ceremoninë” e zëvendësimit të Komandantit të FSK-së, kjo nuk i bënë nder askujt. As ish Komandantit, as Komandantit të ri, e as FSK-së.