Londra është në alarm pasi një paketë e dyshimtë u gjet pranë Downing Street, ku ndodhet zyra e kryeministres britanike Liz Truss, shkruan Daily Mail.
Sipas një zyrtari qeveritar, ndërtesat përgjatë Whitehall dhe Downing Street janë evakuuar të gjitha dhe janë bllokuar rrugët.
Ukraina zgjohet sërish nga bombat ruse, sulme në disa qytete
Në Whitehall, i vendosur midis Dhomës së Komunave dhe Sheshit Trafalgar, ndodhen një sërë zyrash qeveritare, duke përfshirë Ministrinë e Jashtme dhe Ministrinë e Mbrojtjes.
Incidenti po hetohet nga Policia e Westminster./Botapress.info/