Pajisja e FSK me dronë nga Turqia, çfarë thonë ekspertët

Kosova po hyn në një epokë të re të mbrojtjes me blerjen e mijëra dronëve turq, që ndryshojnë mënyrën e vëzhgimit dhe të shënjestrimit.

Kjo lëvizje e vendos vendim në hap me transformimin global të mënyrës së mbrojtjes.

“Dronët do të bëhen pjesë integrale e të gjitha ushtrive”, tha profesori nga Universitetit të Izmirit, Sitki Egeli.

Të kontrolluar nga distanca dronët mund të mbikëqyrin, të kontrollojnë dhe nëse duhet edhe të godasin me saktësi dhe janë të lehtë për t’u operuar.

Këto mjete i japin vendit një avantazh strategjik dhe e vendosin atë në hap me transformimin global të ushtrive moderne, thonë ekspertët.

“Përmirësimi i mbrojtjes me dronë është ndoshta një ide shumë, shumë e mirë”, tha John Arquilla nga shkolla Pasuniversitare Detare në SHBA.

Por çfarë e bën më efektive flotën e dronëve turq që bleu Kosova dhe cilat mësime mund të nxirren nga përdorimi i tyre në Ukrainë?

Për më shumë shikoni emisionin Expose në Radio Evropa e Lirë:

 

Të tjera

Lajme

Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit

Sot parashikohet të mbajë mot me

Aktuale

Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë

Besimtarët myslimanë po festojnë ditën e

Aktuale

Kongresisti amerikan takon Abdixhikun dhe Osmanin në fillim të vizitës

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike