Pritjes dymujore e minatorëve të Trepçës për t’i marrë pagat e tyre mund t’i vie fundi javën tjetër.
Kështu të paktën ka paralajmëruar kryeshefi i kësaj ndërmarrje Bashkim Kurti, pas takimit që të premten e kishte me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Ai deklaroi për RTV Dukagjinin se beson se kjo mund të ndodh në fillim të javës tjetër dhe minatorët mund t’i kthehen punës.
“Ne kemi takime të rregullta në baza ditore. Sot jemi takuar me ministren Rizvanolli dhe kryesuesin e bordit për sqarime shtesë dhe po besoj se në fillim të javës së ardhshme do dalin pagat dhe minatorët do t’i kthehen punës”, ka thënë ai.
Para disa ditësh, Qeveria përmes një reagimi është zotuar për angazhim në gjetjen e një zgjidhjeje, por duke theksuar se përkrahja financiare varet nga zotimi se do të ulen shpenzimet dhe do të rifillojë rritja e prodhimit.
Kujtojmë se Bashkim Kurti, u lirua nga detyra e kryeshefit të Trepçës, në orët e vona të së premtes.
Kështu bëri të ditur përmes një njoftimi bordi i kësaj ndërmarrje.



Të tjera
Lajme
Syla: Kurti po përpiqet të bëhet diplomat i mirë duke e kopjuar Vuçiqin
Gazetari Valon Syla, ka thënë në
Aktuale
Punëtori bie nga lartësia e objektit në Gjilan, mori lëndime të rënda
Një punëtor ka rënë nga lartësia
Lajme
Irani godet portin kryesor të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aeroportin e Dubait
Porti më i madh dhe qendra