Paga e 13-të pritet të shpërndahet më 31 mars

Paga e 13-të për punonjësit në sektorin publik do të shpërndahet të martën, më 31 mars, ka bërë të ditur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci.

Në një postim në Facebook, Geci publikoi edhe një fotografi me ministrin e Financave, Hekuran Murati, duke theksuar se kohëve të fundit janë shpërndarë informata të pavërteta lidhur me këtë çështje.

“Njoftim për qytetarët. Rroga e 13-të do të shpërndahet të martën, më 31 mars, pasi që kohëve fundit disa institucione dhe individë kanë shpërndarë informacione të pavërteta lidhur me këtë çështje. Urime!” ka shkruar Geci.

Të tjera

Lajme

Paga e 13-të pritet të shpërndahet më 31 mars

Paga e 13-të për punonjësit në

Aktuale

Oda Amerikane i kërkon qeverisë dialog për reforma ekonomike

Përmirësimi i klimës së të bërit