Përmirësimi i klimës së të bërit biznes në Kosovë kërkon politika të qëndrueshme dhe të parashikueshme, reforma të mirëfokusuara dhe një dialog të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve dhe sektorit privat.
Këto çështje u diskutuan në një takim të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, në kuadër të “Mëngjesit për Ekzekutivë”, ku mori pjesë edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të bizneseve dhe të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjatë takimit, ministrja prezantoi prioritetet legjislative dhe reformat kryesore të ministrisë. Ajo përmendi mbështetjen për prodhimin vendor, transformimin e gjelbër të parqeve industriale, përmirësimin e shërbimeve të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, si dhe digjitalizimin e proceseve. Po ashtu, theksoi rëndësinë e masave për forcimin e inovacionit dhe zhvillimin e fuqisë punëtore.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e komunitetit të biznesit ngritën shqetësimet e tyre, duke nënvizuar nevojën për rishikimin e barrës fiskale mbi derivatet e naftës, në kontekst të sfidave në zinxhirët e furnizimit. Ata gjithashtu kërkuan mbështetje më të madhe për sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, me theks të veçantë në zhvillimin e kapitalit njerëzor.



Të tjera
Aktuale
Kryeministri Kurti i bën përmbledhje vizitës në Londër
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin
Aktuale
Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”
Është kthyer në rigjykim nga Apeli
Aktuale
Djali i Agim Ramadanit: Sakrifica e dëshmorëve të mos zbehet, Kosova ka nevojë për unitet
Jeton Ramadani, djali i heroit të