Kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, ka bërë një postim në llogarinë e tij në rrjetin social, Facebook.
Ai ditët nëpër të cilat po kalojmë, pos të ftohta, i quajti edhe ditë krize.Pacolli përmes këtij shkrimi, e bëri edhe një siç e quajti ai, rikujtim.
“Në këto ditë të ftofta e të krizës, për vëllezërit tanë bashkëkombas, rikujtoj; Atëherë kur bota po shkel mbi ty, një vëlla e mik i sinqertë dhe i mirë, ecën me ty. Sot siç shihet, shumë kush të shkel e ecë mbi ty, e të paktë janë ata që të zgjasin dorën e ecin me ty”, shkroi ai.
Kreu i AKR-së, këtij shkrimi ia ka bashkangjitur edhe një fotografi të disa viteve më parë.
![Image](https://www.botasot.info/media/botasot.info/images/2022/January/22/auto_www1642860682.jpg)