Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli e ka kujtuar presidentin historik, Ibrahim Rugova në 77 vjetorin e tij të lindjes, shkruan Gazeta Botapress.
Pacolli tha se Rugova do të njihet si njeri i urtë, jo hakmarrës, jo populist dhe me vizion për fuqizimin e vendit.
“Presidenti Rugova sot do ti mbushte 77 vite. Njeriu qe i dha gjithqka Kosovës dhe që i vuri themelet e shtetësisë, do të mbahet mend përjetësisht nga shoqëria jonë si njeri i urtë, jo hakmarrës, jo populist dhe me vizion të qartë për fuqizimin e vendit tonë. Do të kujtohesh përherë President!!”, ka shkruar Pacolli në një postim në “Facebook”. /Botapress.info/