Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka reaguar pasi është anuluar mbajtja e mbledhjes së dy qeverive.
Pacolli ka thënë se mos mbajtja e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, siç ishte bërë traditë në dekadën e fundit dhe që ishte caktuar për nesër në Gjakovë, është një dëm i madh e çdo gjë që është ndërtuar deri më tani.
Ai ka bërë pyetje se çfarë po ndodh.
“Mos mbajtja e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, siç ishte bërë traditë në dekadën e fundit dhe që ishte caktuar për nesër në Gjakovë, është një dëm i madh e çdo gjë që është ndërtuar deri më tani.. çfarë po ndodhë?”, ka shkruar Pacolli.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë për media, ka njoftuar se ka anuluar takimin me qeverinë e Kosovës, që parashihej të mbahej nesër në komunën e Gjakovës.
Ai ka thënë se për këtë gjë e ka informuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe se arsyet lidhen me përplasjen e Kosovës me bashkësinë euro-atlantike.
“E kam informuar kryeministrin Kurti se në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve me Kosovën me krejt bashkësinë euro-atlantik, ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar”, ka thënë Edi Rama.
Në mbledhjen e nëntë mes dy qeverive pritej të nënshkruheshin 13 marrëveshje në fusha të ndryshme: drejtësisë, arsimit, shëndetësisë, bujqësisë, kulturës, ndërmarrësisë dhe mbrojtjes. Në mesin e tyre ishte edhe një deklaratë për forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në fushën e sigurisë. /Botapress.info/