Ai ka thënë se në kompaninë e tij “Mabetex” po vazhdon normalisht jeta dhe puna në kantierë, shkruan lajmi.net.
Pacolli ka thënë se jeta e punëtorëve është në nivel.
“Deri në këtë moment nuk kemi pas asnjë kërkese nga asnjë bashkëpunëtor që donte të linte punën dhe të kthehej në vendlindje”, ka thënë Pacolli me anë të një postimi në Facebook.
Ky është postimi i tij i plotë:
Sipas informatês së radhës, të gjitha Strukturat Menaxhuese dhe Logjistike të Mabetex Group në Kazakistan nga sot kanë filluar zbatimin e përgjegjësive dhe punimeve sipas orarit dhe planit të përcaktuar. Jeta dhe puna në të gjithë kantierët e Kompanisë po zhvillohet normalisht. Siguria e punëtorëve është në nivel.
Deri në këtë moment nuk kemi pas asnjë kërkese nga asnjë bashkëpunëtor që donte të linte punën dhe të kthehej në vendlindje.
Mabetexi menjëherë zbaton çdo kërkesë eventuale, në harmoni me masat anticovid për kthim në vendlindje te cilit do që e konsideron këtë opcion.