Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka kritikuar Qeverinë për vendosjen e masave të reja kundër koronavirusit. Ai ka thënë se nuk është e drejtë vendosja e orës policore, pasi nuk e beson se virusi do të jetë aktiv vetëm prej ores 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.
“Ne duhet t’ua lehtësojmë jetën qytetarëve ne këtë kohë kur ata edhe përballen me mungesën e rrymës dhe sfidat tjera të jetesës”, shkruan ai tutje.
Reagimi i tij i plotë:
Nuk besoj se virusi do të jetë aktiv vetëm prej ores 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit?!
Kjo nuk është e drejtë, qytetarët tanë nuk e meritojnë këtë !
Ne duhet t’ua lehtësojmë jetën qytetarëve ne këtë kohë kur ata edhe përballen me mungesën e rrymës dhe sfidat tjera të jetesës!