Bashkimi Evropian ka disa vite që është duke ndërmjetësuar dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë në përpjekje e sipër për të gjetur një marrëveshje finale, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme. Përgjatë këtyre vitesh negociata, janë arritur disa marrëveshje, megjithatë zbatimi në vazhdimësi ka qenë problematikë.
Në Kosovë në vazhdimësi ka thirrje që të ketë një përfshirje direkte të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në proces. Gjatë kohës së administratës së Donald Trump ishte angazhuar në mënyrë speciale një emisar presidencial për dialogun Kosovë-Serbi.