Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje e ka konstatuar si “vrasje” rastin e ndodhur sot në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë, ku një grua u gjet pa shenja jete, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Përmes një postimi në Facebook, Balje shkruan se është dita e katërtë e vitit, dhe “vrasja e femrës së parë këtij viti le të jetë e fundit”.
Statusi i plotë:
Kur nuk e nis Vitin e Ri me gjëra të bukura!
Dita e katert dhe vrasja e femres e para te ketij viti le te jete e fundit!!!
Zoti na ruajt!
P.S. Kërcënime për të vrarë në afekt… vrasje në të njëjtën gjendje mendore!!! Justifikim???