Faton Klinaku ka pa lajmëruar protesta para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook është shprehur se gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës po tentohet që të ndryshohet ligji ku veteranët hiqen nga lista e përfitueseve të pagës minimale.
“Nesër në seancën e Kuvendit të Kosovës, si pikë 5 e rendit të ditës është paraparë që të diskutohet rreth pagës minimale, ku me anë të projektligjit, tentohet që të ndryshohen ligje që t’i heqin veteranët e luftës nga rritja e pagës minimale’’ ka shkruar Klinaku.
Sipas Klinakut kjo qeveria po bën shkelje të kushtetutës.
‘’Kjo qeveri mashtruese, duhet ta ketë parasysh se me këtë po bën edhe shkelje kushtetuese’’ ka shkruar më tutje Klinaku.
Në fund Klinaku ka pa lajmëruar edhe protesta nëse ndodh kjo.
“Prandaj, deputetë të nderuar, ju bëj thirrje që mos t’iu përdor Albin Kurti si mashë e kundër vlerave të lirisë, dhe ta keni parasysh se kjo gjë do të kundërshtohet me protesta nga ana jonë”, ka thënë Klinaku në postimin e tij në Facebook, percjell Botapress.info