OVL UÇK i ka dërguar kërkesë Presidentes për një takim lidhur me Ligjin për Pagën Minimale, i cili ishte miratuar në Kuvend. Organizatat kërkojnë nga Presidentja që ky ligj të mos dekretohet, përshkak se ata nuk u përfshinë në ligj.
Kjo, kërkesë e tyre mori hov sidomos pas audio-inçizimeve, ku Kusari dëgjohet duke biseduar me Simiq në lidhje me këtë temë.
Postimi i Faton Klinakut:
Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, sot i kanë dërguar kërkesë për takim zyrtar Presidentes së Republikës së Kosovës Dr. Vjosa Osmani Sadriu, lidhur me çështjen e miratimit nga Kuvendi i Kosovës, të ligjit për pagën minimale, me anë të të cilit janë përjashtuar veteranët e luftës së UÇK-së.