Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka reaguar ndaj paralajmërimit për vizitën, në Prishtinë, të Kryetares së Gjykatës Speciale, e cila pritet të ndodhë më 13 maj
Në një deklaratë për media, OVL-UÇK e ka cilësuar këtë vizitë si një provokim të qëllimshëm dhe një fyerje ndaj luftës.
“13 Maji është një datë e zezë në historinë tonë – dita e themelimit të UDB-së dhe e rënies heroike të Tahir dhe Nebih Mehës në Prekaz. Të vish në këtë datë, me një agjendë të njëanshme dhe pa ndjeshmëri historike, është ofendim për çdo luftëtar dhe për çdo familje dëshmori,” thuhet në reagim.
Kjo organizatë akuzon Gjykatën Speciale për padrejtësi dhe qasje të njëanshme ndaj luftëtarëve të UÇK-së, duke lënë jashtë llogaridhënies krimet e pretenduara të forcave serbe.
Gjykata Speciale është padrejtësi e institucionalizuar. E themeluar për të ndjekur vetëm një palë, vetëm UÇK-në, duke anashkaluar krimet e tmerrshme serbe, ajo nuk sjell drejtësi, por hakmarrje politike. Krerët e UÇK-së po mbahen në paraburgim të zgjatur dhe të padrejtë, po përballen me pengesa të rënda në mbrojtje, trajtim të pabarabartë dhe qëllim të qartë për t’i dënuar që më parë se të mbarojë procesi”, thuhet tutje në këtë reagim.
Në përfundim, OVL-UÇK deklaron se Kosova nuk ka për çka të turpërohet.
“Lufta e UÇK-së ka qenë e pastër, e drejtë dhe e domosdoshme. Ne nuk do të heshtim! Liri për luftëtarët tanë!”.



Të tjera
Aktuale
Votat me postë – KQZ njofton se deri më tani janë aprovuar afër 60 mijë pako
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë
Lajme
MINTI publikon çmimet e derivateve të naftës për ditën e sotme
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe
Aktuale
Selimi: SHBA kanë dhënë mesazh të qartë se Kosova s’është në rrugë të duhur
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit