Presidentja Vjosa Osmani është takuar me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas, duke shkruar pas takimit për hapjen e urës së Ibrit.
Osmani shkroi se “hapja e urës si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie”, por shtoi se suksesi i qëndrueshëm është i mundshëm “bashkë me aleatë”.
“Suksesi afatgjatë e i qëndrueshëm arrihet gjithnjë bashkë me aleatë!”, shkroi ajo në një postim në Facebook.
Ka disa muaj që ndërkombëtarët po përpiqen t’ia mbushin mendjen kryeministrit Albin Kurti që ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë të mos hapet në këtë kohë.
Qeveria e Kosovës po përsërit vazhdimisht se ura do të hapet, ndërsa ndërkombëtarët paralajmërojnë “rrezik të njëmendtë” për “dhunë dhe probleme tjera”.