Qytetarët kanë votuar që të kenë institucione, e jo që të rikthehen në zgjedhje”, tha presidentja Vjosa Osmani sot para gazetarëve.
Ajo tha se nëse askush s’mund ta bëjë qeverinë e re, do ta caktojë datën e zgjedhjeve të reja, por shtoi se nuk mund të supozojë se do të dështojë krijimi i qeverisë së re.
“Unë nuk do të ngutesha që të japë supozime që do të dështohet në krijimin e qeverisë. Ka ende edhe pak kohë. Ta shohim”, tha ajo.
Osmani tha se përpjekjet e partive politike për koalicion zakonisht nuk shihen dhe merrev vesh “shumë vonë”.
“Sa i përket përpjekjeve të partive politike, po rikthehem pak te përvoja ime kur kam qenë edhe unë në parti. Shumica e këtyre diskutimeve mes partive politike ndodhin prapa dyerve të mbyllura. Shpeshherë ju e merrni vesh shumë vonë. Madje nganjëherë edhe ne që ishim në parti e merrnim vesh shumë vonë. Ju kujtohen disa prej koalicioneve të tilla”, tha ajo.
“Pra, unë nuk do të sugjeroja që nuk ka përpjekje. Vetëm sepse ne nuk i dimë, nuk do të thotë që ato nuk janë duke ndodhur. Nuk jam e sigurt në qoftë se ka përpjekje, nëse ato janë të mjaftueshme, sepse si Presidente nuk ndërhyj në diskutimet mes partive politike. Thjesht çka mund të bëj, është t’u uroj suksese të plota në krijimin e qeverisë, e cila do të marrë vendime në interes të qytetarëve”, shtoi ajo.



Të tjera
Lajme
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Sot parashikohet të mbajë mot me
Aktuale
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Besimtarët myslimanë po festojnë ditën e
Aktuale
Kongresisti amerikan takon Abdixhikun dhe Osmanin në fillim të vizitës
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike