Presidentja Vjosa Osmani tha se sapo ka paraqitur në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për “të shqyrtuar konfliktin e kompetencave kushtetuese të krijuara nga moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës”.
Ajo tha në një konferencë për media se u vonua për të dalë para gazetarëve pasi deshi që kërkesa të mbërrinte zyrtarisht në Kushtetuese.
“Dua t’ju njoftoj, të nderuara media, të nderuar qytetarë, që sot, në përmbushje të përgjegjësisë sime kushtetuese, për të garantuar funksionimin demokratik dhe kushtetues të institucioneve të vendit kam paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës për të shqyrtuar konfliktin e kompetencave kushtetuese të krijuara nga moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës”, tha ajo.
Presidentja tha se e paraqiti këtë kërkesë “pas një situate të paprecedentë në jetën institucionale të vendit tonë”.
Ajo tha se “përkundër aktgjykimit të Kushtetueses” që ka urdhëruar konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditësh, “nuk shihet në horizont as konsensusi e as kompromisi për konstituimin e Kuvendit brenda këtij afati kushtetues”.



Të tjera
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në
Lajme
Kica i reagon Kurtit për “diellin dhe shiun”: Moti e kam kuptu qe ky zgjidhjet i pret nga qielli
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Aktuale
Gola në Këshill të Evropës: Banjska është e vërteta e pakëndshme me të cilën Serbia do të përballet herdokur
Ish-Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian